Mbi duar të të marrë, të shtrërngojë krahërorit.
Dhe pse tanshmë për ne kjo ka kaq pak vlerë.
Mbi gjoksin tënd të bardhë pikon loti ngrohtë.
Ca mërmërima t'u thërrmuan, u ngritën në eter.
Oh, e brishta ime! Fluturake përjetësisë.
Së shpejti hapsirave qiellore ti do fluturosh.
Trupit tim do ti mbetesh, klorofil në çdo qelizë.
Gjer ditës kur në varr me mua të takosh.
Vetmuar tek qëndroj mugetirave të mbrëmjes.
Përlotur çdo sekondë, mbytur prej ngashërimi.
Për ty e shtrenjta ime, me dridhet sot çdo ind.
Më i hidhur se helmi, më duket sot trishtimi.
Me vete mërmëris si burrat që nën zë rënkojnë.
Ti rrekesh të më thuash në heshtje veç dy fjalë.
Të ka ngrirë buzqeshja mbi buzët e kristalta.
Teksa çarçafët e bardhë zënë të ftohen dalngadalë.
Te përgjërohem mos shko, të vetem mos më lërë.
Si gjinkalla në degë lisi për ty unë do të thahem,
Si tumbcaku në maj mali që dimrit ngrin mbi borë.
Tek varri yt do tkurrem, mbi mermer do çahem.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem