Atdheu Im Poem by skender iljaz braka

Atdheu Im

Atdheu im.
Në këtë përvjetor të 100-të
Përpara gjunjëve të tu përulem dhe hesht.
Hesht me heshtjen e luftëtarit plagshumë
shkuar mendueshëm shtegut të thiktë të grykës së varrit.
Me nofulla shtrënguar prej shpirtit gjëmimtar.
unë dorën time eshtake drejt teje zgjas
për të fshirë bulëzat e përgjakura të djersës,
rënë mbi rrudhat e lëmuara të ballit.

Eh, moj shtëpiza ime, e vogëla zë kumbuese.
Shikim egëra me aromën e manushaqes së fjetur.
Dhimbja për ty më shkoi gjer në pikën e fundit të lotit.
Dashuria për gjithçka tënden kaq të shënjtë,
më shkoi gjer në kufirin e fundit të shpirtit tim të djegur.

Zgjas dorën të përgëdhel duke iu frikur lëndimit.
Ulërima të gjakosura dallgësh zgjohen rrudhave të tua.
Marrin hov e brofin ca stuhi të heshtura, të tërbuara,
që prej gjoksit të coptuar të ngrihen me rrapëllima.

Oqean i shndërruar në shkëmb stralli mbete atdheu im.
Asht i thatë mes shqotash e tramundanash të shfrenuara.
Mbete zhuri i ashpër ku lotoi e kokën mbështeti Ajkuna.
Zulma e heronjëve dhe lëngata e plagëve të pashëruara.

Zgjas dorën të përgëdhel buzën tënde të djegur.
Sepse dua të them Gëzuar në këtë të qindin përvjetor.
Unë adhuroj çdo grimcë të dheut tënd të ashpër e të etur.
Copëzën e varfër të bukës, bujkun e vobekët, madhështor.


Atdheu im i këngëve të mbetura udhëkryqeve

Atdheu im i këngëve të mbetura udhëkryqeve.
Degë lisash të moçëm je, ahesh e bredhash rrënjëthellë,
që s'shkulesh prej shakullimave të tmerrshme
të erërave grabitqare.
Kullë e rrënuar dëshpërimi je.
Mal kresht lëmuar vuajtjeje dhe pikëllimi.

Ti je gurmaz i uritur i njerëzve të tu kredhur në mjerim.
Erë e papërmbajtëme për degë të thara pishash.
Ball i zhuritur prej diellit të qëndresës dhe paqes.
Je Syri i përlotur vetëtimash prej lidhje të shkurtëra qarqesh.
Gur i pathërrmueshëm prej tallaze të shfrenuara dallgësh.
Yll i vonuar joshës që terrin e bënë të tejdukshëm.
Pëllumbeshë e zalisur kryqëzuar prej mijëra harqesh

Sa shumë e kisha ëndërruar fatin tënd të ndritur.
Si detyrë e një njeriu prej rrënjëve të tua mbir.
Rritur e ushqyer nëpër venat e zëmrës tënde
prej nga s'do të shkulem kurrë.
Dëshpërimin tim prej birishpirtëror
mbi detin e furishëm e memec dua ta derdh.
Si nevojë e domosdoshme e atij që pak rreshta
mbi rrudhat e buzëve të tua të përthara di të hedh.

O zogu im i humbur shtigjesh të mbuluara,
që ligjëron në misterin e errësirës.
O krifë, e egër për rreziqet e papërcaktueshme.
O shtrëngim, i tmerrshëm i zemrës,
që vetëm porsa të shqiptosh emrin tënd,
rrënqethesh prej makthit e frikës së padurueshme.

Unë - pinjoll yt Ilirjan i gjakut tënd të kulluar,
puth rrashtin e shkëmbit tënd eshtak prej dallgësh dërrmuar.
Duartë e ashpëra mbledh grusht mbi një mill të kristaltë,
për të shkallmuar parzmoret e fatit tënd të mallkuar.
Mbi plagët e përthara prej kripësis së lotit, buzët mbështes
dhe thith aromën e trandafilave të egër të bjeshkëve,
që flenë si një drenushë mbi detin e dhashurisë së harruar.

Atdheu im i këngëve të mbetura udhëkryqeve.
Një udhëtar i lodhur, i huaj vjen e më pyet:
- Ku janë tempujt e lasht?

Wednesday, July 9, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success