Te Dua Ty. Poem by skender iljaz braka

Te Dua Ty.

Të dua ty....

As vdekja prej teje do të mundet të më ndaj.
Në botë s'më josh asgjë më shumë se shpirti yt.
Cdo ditë në thep të syrit shikimn tënd unë mbaj.
Me kthjelltësin e detit, s'do ti ndrroja të bukurit sytë.

Të dua ty, furtun e brigjeve të mia të pamata.
Ty musht i gjelbërimit të vreshtit, tim të plakur.
Të dua, o mjalt i hojeve në vlimin e pranverës.
që më e rinuar më përngjan përvjetoreve të përflakur.

Të dua, vesë e këputur e agut të praruar vjeshtor.
Të dua ty, akullnaja e pashkrir e shpellave të errëta.
Ti je siguria e ritmit të hapave të mia, ngado ku shkoj.
Je syth i porsaçelur i mijëra degëzimeve të blerta.

Të dua ty, gjaku i arterieve të mia vullkanore.
Tek më shfaqesh më e bukura se drita e yjësive.
Ti më je flutura e magjishme e ëndërrave shtegëtare.
Je muza ime e pashtershëme e të gjitha poezive.

Të dua ty, me dashurinë e përbotshëme të miljona dashurive.

Friday, June 27, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success