Flokët i leu me bojë Movida
Qau e tha se nuk bënte pasqyra.
Pasqyra ishte e poshtër dhe xheloze.
Era lëvizëte e qetë mbi lule.
Ngjyrime argjëndi përplaste në mure.
Asaj një luftë e heshtur me zjarr shafrani
i derdhej qerpikëve të hollë dhe buzëve.
- Të liga qënkan dhe lulet, - tha.
Kjo larmi ngjyrash kaq shumë më tmerron.
Bukurin time ma kanë grabitur
e paturpësisht ma hedhin mbi kokë.
Tutje përse më largojnë?
Sa shumë të kam urryer ty shkëlqim
i bukurisë mashtruese.
Ty vetpëlqim i etur për madhështi firari.
Unë kështu do të mbetem përgjithnjë,
duke shkelur mbi copëza të heshtura qelibari.
Kjo fanitje ngjyrimesh derdhur si prrush.
I kujtoi petalet në një degëz të lagur, në muzg.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem