Varnasi Poem by Enesa Mahmic

Varnasi

Netët më të bukura janë në Varnasi
Në kohë kur zjarret e fuqishme përpijnë ujëvarat

Do të doja t'i kisha njëmijë duar dhe buzë
Të bëhesha formë e përkryer konkave
Përmbi trupin tënd
Pa asnjë ndërhapësirë

Do ta tregoj qytetin me gjymtyrë të lëvizshme
Kur hëna i mbulon me argjend kulmet varfanjake
Dhe nënat i thërrasin fëmijët në pushim
Do ta tregoj hirin që e ruajta në shuplakë.



*përktheu Nikollë Berishaj

Thursday, February 22, 2018
Topic(s) of this poem: travel
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success