Vdis, O Baba, Vdis! Poem by skender iljaz braka

Vdis, O Baba, Vdis!

Akrepat e orës dymbëdhjetë shënuan.
Unë biri yt i vetëm sonte s'mund të fle.
Ti hesht në natën e ftohët diku strukur.
Zhytur në një mjegull të ngjeshur si nën re.

Mbi heshtjen tënde ngrihem e bie i dërrmuar.
Se s'mundem diku të gjej një copëz strehë.
Lëndina ime e vogël prej ca kohe është gardhuar.
Ku e egëra Ulkonjë e pyllit ti qasesh nuk të lë.

Kështu, o ati im na u derdhën këto kohërat moderrne.
Si vërshëllima e shkumës së tërbuar që përpin gjithçka.
Se për dikë, i dyti prind i mërzitshëm bëhet, i paduruar.
Dhe dhimbja pa dashur i nënshtrohet dallgëve të mëdha.

S'them se dhimbjes i dhash vënd më tepër nga çduhej.
Se për ty i ngushtova hapsirat e jetës së përditshme.
Por ajo që gjer në plakje ndër mend s'të kishte shkuar.
Kësaj nate mu bë makth e ty diçka e pagëlltitshëme.

Ndaj vdis, o baba, larg syrit e zemrës sime vdis!
Prej kohe askush si afrohet më kaut të ngordhur.
Prej syrit le të shpërthej i hidhërueshmi lot i zisë.
Në të njëjtën pikë mbështetije, ne s' mund të ishim ndodhur.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success