Ti je mé e bukur se statujat e mermerta.
Mé e bukur se léndinat,
ku férférinjé flladet e luleve.
Mé e bukur se vet jeta, qé brenda teje regétiné
e lindura prej ngjizjes dhe pérgédhelive té fshehta.
Eja e dashur, eja!
Me ty té gjitha frikat mé jané zhdukur.
Eja ti qé mù ridhurove nga honet e zemrés.
Eja ti, qé mù shfaqe prej kushedi se ç`léndine
té bukur e fantastike té jetés, a hénés.
Jané té huaja pér ne pritjet, nata dhe gjumi.
Té huaja jané ndarjet, largésité dhe zénkat.
Do té jemi kurdoheré ku frymét tona takohen.
Ku lékura dhe mendimet na pérzihen.
Ne do té gjéndemi mes mjedisesh,
ku depérton dalngadalé émbélsia qé lind prej punés,
ku zéné té merrnin udhé éndérrat
dhe té gjitha té vértetat e jetés.
Ne do té jemi kurdoheré aty e dashur,
ku lévizin masa gézimesh té kthjellta,
qé burojné prej kénaqésive tona té thjeshta.
Eja tu shmangemi njollave té murrme,
qé pérhapen e vijné té na pushtojné si zgjebja.
Eja tu ikim méshirés dhe pérndjekjes sé
forcave té panjohura qé duan té na degédisin
diku népér ç`hone a llumétire kanalesh té erréta.
Eja e dashur, eja!
Eja ti, qé ndodhesh diku akoma shumé larg meje.
Mos iu trémb kanosjeve té padukshme.
Ti qé je mé e bukur se statujat e mermerta
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem