Ne Shtegëtuam Shkretëtirave Të Varfërisë. Poem by skender iljaz braka

Ne Shtegëtuam Shkretëtirave Të Varfërisë.



C’dreqin të kam bërë Jetë, që prangosur e lidhur
më mban prej zinxhirësh të tejndryshkur?
Që prej ditës së lindjes marrëzisht të kam dashur.
(Se asgjë në këtë botë nuk është më e çmuar se ty.)
Mbrapsh përse më kthenë emblemën e gënjeshtërt
me fytyrën e një luleje të vyshkur?
Prej ç’mëkati si të dënuarin e galerave më kë përplasur?
Në shpirt përditë e më shumë unë vuaj dhe heq.
Vuaj si i ndëshkuari errësirës nën vrazhdësinë e burgimit.
Nën dhëmbët tërë ëgërsi një lutje të pazëshme nxjerr.
Zotit Qiell me dëshpërim i lartësohet e përgjëruar.
E prej syve më vrullon të pashpërthyerit e zëmërimit.
Mi morri sot erë e marrosur të gjitha lotët e dhimbjes.
Kufomë pas kufome mi hodhi në të vetmin shtegdalje.
Grryer mendimesh hap librin tragjik të njerëzimit.
dhe përsëri shoh kohën kokëforte, mospërfillëse, mjerane,
Kohën që ne viktimat e saj pamëshirshëm
na çon nxitimthi drejtë përplasjesh të tjera fatale.
Nën rrebeshet e luftës zëshëm vajtoj për gjithë të harruarit.
Në baltën e përgjakur grryej eshtërat e vëllezërve të mi.
Hyjnitë e zjarreve kam thirrur për të djegur të mallkuarit.
Gjithë të zhyturit nëpër mjegullën e zëzë të përçmimit.
Oh, por unë isha si ju, të dekompozuarit prej Jetës padrejtësisht,
që në sy shikonim po atë arrugancë të dikurshme.
Nuk isha si të tjerë që nxitimthi shkonin udhës pa krye
duke u kredhurtë gjithnjë e më thellë humnerave të mashtrimit.
Ne nëpër shkretëtirat e varfërisë gjithë jetën shtegëtuam,
me një krrabë në dorë e një thes hedhur supit të rënduar.
Zabeleve të akullta të lumturisë një ditë të vetme s'ju afruam.
Tingujt e këngëve të mbijetesës si zotat lartësive na ngritës
e po ata na vërvitën mbi flakët e zjarreve të pashuar.

Wednesday, May 28, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success