Ketu Pres Poem by skender iljaz braka

Ketu Pres

Pas trungut të djegur nën lëkurë të lisit,
vështroj sesi përdridhet dhe fshihet kulpëra.
Në heshtjen e tij shekullore, mujllibardha pret të qënrojnë
tingujt e ndaluar të botës së ngjyrave dhe të shpirtrave.
Të qëndrojnë si rrimetë nën fundakët e rrjebullës
plogështimet e botëve të vogëla të meskinëve.

E di që pas pak, këmbana e lodhur e Buzukut
ka për të zbardhur një tjetër ditë të sotme rraskapitëse
dhe se një tufë rrezesh, largë ka për ta degëdisur natën e zezë.

Këtu pres gjithë ata që shkuan dhe që kurrë su kthyen.
Në këto shtigje të gjelbërta ku gjallon lëvizja.

Monday, July 7, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success