Më Të Çmuar Se Vet Jeta.. Poem by skender iljaz braka

Më Të Çmuar Se Vet Jeta..

Më të çmuar se vet jeta..
Më të çmuar se vet jetën të kam patur.
Shpirtin detyruar shpesh kam bërë të hesht.
Në një pjesë të së panjohures tënde kam jetuar.
Pa e ditur as vet nëse jetoja në të vërtetë.

Në një mesazh dërguar prej erës më thoshte.
Se ti si e marrë ngado më ke kërkuar.
Ndaj sot të kam ardhur me nxitimin e shiut.
Që beharit humbet tokës së përvëluar.

Braktisur prej vetes ku jetuar ty të kisha lënë.
Ncrringur tek sofati i shtëpisë së rrënuar të gjeta.
E ngrysur qënia jote si një vjeshtë e tretë.
Aty ku frymë njeriu s'më përshëndeti "tunjatjeta".

Një llampë vajguri digjëte flakë të mekura.
Përhumbur qetësia jote mbi një libër të zhubrosur.
Pahnike kishe mbetur siç të lash dikur.
Të shkuarën në tri hapa përjetësisht varrosur.

Një tufë pëllumbash flatëruan prej një dhome
Prej kaq vitesh me ta kishe bërë dashuri
Ngallitur pas tyre, asnjë çast pa më harruar.
Si shenjti besuar perëndisë së tij.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success