Shpesh i përhumbur udhëve mëkatare të natës.
Imponuar prej kësi tranzicioni të gjatë, paradoksal.
Këtij epitafit mbi gur-varrin e Kantit shpesh i referohem.
Vetvetes kurrë pa i kërkuar, pendimin tim verbal.
Dhe mes imazhezh shpërfytyruese, që syve më ngrijnë.
Teksa i rikthehem si hija ngrehinës sime të shkatërruar.
Po këtij epitafi i falem, për udhët nga kam ecur.
Për gjithë ç'kam bërtitur, i ngritur dhe rrëzuar.
Unë jam për ju Neptuni përmes dallgëzimeve të kripura.
Anima Mundi, që nga varret ngriti shpirtin e besimit.
I irrituari prej poshtërsisë së një kanoniku mjeran.
Për boshllëqet e të së përditëshmes, i natës zjarr përvëlimi.
Jam heshtja e zezë e shpellave të largëta.
Taipani helmues, armik i betuar i mëshirës,
Përbuzja e urryer, përçmuese e Guimpenit.
Shpirti, që përpëlitet prej kafshimit të cmirës.
Kështu mbeta unë, një zë, një këngë dëshpërimi.
I përditëshmi kuant i juaj, që brendësores emeton.
Për ulërimat e erës së vjetër, i papërmbajturi, rrebelimi.
Kur ndodh që në emër të popullit, i pandershmi triumfon.
Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem