Më Thuaj Çfarë Më Duhet Tjetër Poem by Aurora Kenga

Më Thuaj Çfarë Më Duhet Tjetër

Rating: 5.0

Ata thonë se zemra ime po dobësohet
Por dashuria ime shtohet, si vallë?
Ata nuk dinë të përgjigjen.

Ata thonë shikimi im po fashitet
Por shikimi im është një mrekulli, Unë pyes, si vallë?
Ata nuk dinë të përgjigjen.

Ata thonë që zëri im nuk dëgjohet
Por ata e kuptojnë mjaft mirë çfarë po them, Si vallë?
Sërish ata heshtin!

Ata thonë se trupi nuk mban më shumë se dhjetë kilogramë peshë
Por unë mund të lëviz malet me mendimin tim, Si vallë?
Ata kanë një fytyrë të zbehtë.

Ata thonë kur eci pak milje, nuk marr dot frymë
Por vendosmëria ime e tejkaloi fishekun, si vallë?
Dhe ata ngrenë sytë nga qielli.

Ata thonë lëvizjet e trupi tim kanë kufinj,
Megjithatë, mençuria ime është pa kufij, si vallë?
Dhe ata mbyllin sytê.

This is a translation of the poem Tell Me What Else Do I Need ~ by M Asim Nehal
Sunday, June 27, 2021
POET'S NOTES ABOUT THE POEM
Translation in Albanian language
COMMENTS OF THE POEM
Close
Error Success