Mos mw lini qw tw vdes.
Prej degës së thatë të bredhit, atje lart,
një hidhërim i pakuptueshëm u shkund,
nën shtigje të errëta ra.
U vra.
Unë iu qasa jo pa droje,1)
se më lidh me të një dashuri e fortë, e përmtshëme.
Kur vibrimet e akullta të ajërit i ndau në dysh
krisma e thatë, që mbështjell agimet e mjegullta
me rënkimet e përbotshme.
Më lënduan sytë e pajetë të këtij dreri vetmitar.
Sytë e qelqët prej mermeri
që më vështrojnë të palëvizshëm.
Kur zënë e shuhen qetësisht dalëngadalë.
tingujt e atij zëri aq të mekur, nën lëkurë i rrëshqasin.
Unë i tëri zë e dridhem prej një hidhërimi të përgjithshëm.
Gjithë rënkimet që kanë shkuar përtej varresh zë dëgjoj.
Ndërsa ti më vjen mbi krye
Plagën zë më lan me lotët e tu të pikëlluar.
Tej, shteg i gurt u përmbys,
e përroi ca ndryshe zu të rrjedh ngadalë,
valë - valë buzë përvëluar.
Curril e gjakut gjarpëron nëpër pore
Më humbet nën lëkurën e coptuar.
-Jooooooooooooooo, - ulëras, sa mali trëmbet,
zë e dridhet.
-Joooo. Nuk dua të vdes këtyre rrugëve të përbaltura,
mbetur si urithi labirinte, duke rëmitur.
Shekuj varur të kam mbajtur brënda shpirtit.
Si peng i përjëtshëm i këtij dheu kaq të hidhur.
-Jo, mos më lini që të vdes me një shpirt të poshtëruar.
Prej zhurmash jete kaq të ndyra, rraskapitur.
e ca më keq si një shtegëtar vetmitar, kaq i ngrysur
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem