Nën ngashërim të shpirtit do t'më gjesh.
Ngado, me një tufë ëndërrash në sy, të kërkova.
I njoma ditë-netët me njolla lotësh.
Me shkopin e lypsarit pas kreshtash të ndoqa.
Vaheve lumenjësh ku parfumojnë ujërat e briskëta.
Më tundonte vështrim i largët i së ardhmes
Dridhej nëpër flakë si të ish një re e dëndur.
S'di ç'më ndante, tek vetvetja ç'më bashkonte.
Të ndiqja pa u lodhur, si të isha rob i çmëndur.
Kurrë se shova për ty shpresën.
Atw, që thellë shpirtit më gjëmonte.
Dheu s'do më treste pa të puthur.
S'ndihesha as i gjallë e as i vdekur
Mbase flije luadhit tw shpirtërave tw përjetshëm.
Me flakë të padukshme duke më djegur.
Thirrur prej kujtimesh, butësisht më vije pranë.
E po aty, si shënjtore, me njw brerore drite ikje vjedhur.
Nuk dua t'më besosh se nëpër botëra të panjohura.
I lodhur, i uritur, nën qiell të hapur unë kam fjetur.
Fatin me k'ta thonjë kam gërrvishtur, kam çjerrur.
Me zemrën e përgjakur duarsh, arratisur, i përndjekur.
Pa zjarr më mbeti shpirti, pa një grusht hi.
E prap kam besuar se shkëmbin loti thyen.
Se tek ty do të vyshket porsi gjethi zëmërimi.
Nën ngashërim do t'më gjesh e mekur, e zhgënjyer
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem