skender iljaz braka

Freshman - 577 Points (15.12.1954 / Durres)

Në Rrethin E Unazës - Poem by skender iljaz braka

Është e gjatë një ditë,
një javë, një muaj…
Dhe një vit është i rëndë në pritje.
Ju shkoni larg, në udhën pa krye të tempullit hije.
Me një tufë flamujësh të grisur shkoni duke rënkuar.
Unë heshtja e gjallë me bukuri të virgjër,
shëmbëlltyra e ëngjëllit dhe djallit të mesnatës,
dëbuar e përndjekur prej jush gjer në varr,
rrekem t’u ndjek si një mallkim perëndie,
Si një këmbanë e largët, zë shuar, shpirt vrarë.
Ju ikni, ikni, ikni!
Intenerare përherë duke ëndërruar,
ndërsa unë këtu në pritje dergjëm me vite.
Me shekuj dergjem,
përhumbshëm duke ndjekur ikjen tuaj.
Si një mëkatar, harruar në limanin e vetmuar.
Tashmë në radë, pak anije
nga anijet e një kohe të vidhisur kanë mbetur.
Pak. Fare pak rrinë e presin,
Kështu si unë me zemër të helmuar.
Rrethi i unazës së hekurt larg më ka mbetur.
Si një domosdoshmëri flurore,
pa llumëtirën dhe dritën e së cilës,
përherë do të ndihem gjysmë i gjallë,
pse jo; dhe gjysmë i vdekur.
Në rrethin e unazës kërkoj të futem
kështu siç jam.
Me tallaganen e grisur
dhe xhubletën e hekurt.

Topic(s) of this poem: artistic work


Comments about Në Rrethin E Unazës by skender iljaz braka

There is no comment submitted by members..



Read this poem in other languages

This poem has not been translated into any other language yet.

I would like to translate this poem »

word flags


Poem Submitted: Monday, December 7, 2015



[Report Error]