Ndoshta Më Parë Poem by skender iljaz braka

Ndoshta Më Parë

Ndoshta më parë, më vonë, a tani....
Atij trupi prej mallit të djegur,
përsëri po ajo plagë i ka mbetur.....

Sa herë rikthehem, gjithnjë e më i thinjur.
Si kopja e një hijeje të frikshme,
Ndjekur prej një hapi të shpenguar.
Të tjera mendime më rizgjiohen
përpara asaj ikoneje të xhveshur.
Të tjera premtime të harruara,
si dëshmi, mbaj duarve shtrënguar.

Prej asaj fytyre ku veç thirrjes së egër,
pika e fundit e gjakut ka mbetur në lëndim.
Matjen e atij perimetri të përflakur do rinis.
Puthjen e vdekjes me vete do të marr.
Gjithçka do t’ia rrëmbej asaj fytyre të vrerosur
që ende vazhdon të dëshmoj padjallëzinë.

Ndoshta më parë…
brënda vetvetes kam patur të fshehur,
djallin, engjëllin dhe magjinë….

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success