Trandafil i bukur jetëdhënës,
për shpirtërat e gjakosur, mbetur tërë plagë.
Si pulëbardhë e bukur ti ulesh
mbi sytë dhe zemrat e lënduara.
Perëndimet, me lot dhimbjesh i përflakë.
Magjia jote - puthja, loti, dhimbja.
Sinfoni e heshtur, që shekuj ke jehuar,
përmes drithërimash dhe fuqish coptuar.
O dashuri!
Më ngre flladi yt qiejve të kaltër.
Kufijët e gjithë botës m'i shkrin në një të vetme.
Me ty, trishtimin tres
për të mbeturi kaq i paqtëm.
Mbi barin e gjelbër të jetë,
një pikë vesë e pathar.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem