Poker në shekuj...
Pokeri luhet në salla të mëdha lluksoze.
Salla që gojë hapur më kanë lënë nga habia.
Goja ime peshkut të paujë i përngjante
dhe hunda përngjashmërinë me sqepin e fajkoit.
Tiparet e mia të ashpëra përherë i kanë
çuditur lojtarët e mëdhenj të pokerit.
Të çuditur prej meje janë që prej kohës së Cezarit.
Unë poker nuk kam luajtur asnjëherë mbi fatet e popujve
dhe kokën se kam vënë kurrë në peshoren e pazarit.
Vërtetë une nuk di të luaj poker,
se njëhësuar e kam patur atë me kumarin.
Kumarxhiu në dej ka gjakun e vrastarit.
Letrat me shenja mban në duar Lloydi George.
Sytë e tij dinak vërtiten mbi trungun tim degë sharruar.
prerë prej së njëjtës shpatë të përgjakur,
kryqëzuar nëpër të njëjtën rrugë të shkrumbuar.
- Sharromi edhe ti një herë Mister Lord George!
Unë vijë nga alpet e jugut, përsëri kam për të mbijetuar,
se për aleat kam mallet, detin, lumenjtë dhe pushkën.
E di që ti je mjeshtër në hilera, më më keq se një Bismak.
ndaj hidhi ato lerat e tua në plehra e mos më hy në hak!
Ju luani poker zotërinjë në sallat e mbushura me kufoma.
Mes zërave çjerrës pretendoni shënjtërinë e vendimarrjes
dhe thellë në shpirtin tim zë vënd çngjyrojsa e popujve,
domethënia e vuajtjeve të tyre përtej skajeve të imagjinatës.
Loja e pokerit kërkon sy me vështrim të përhumbur
si shikimi i gjarperit i etur për të thithur gjak.
Unë shikimin nuk e kam më pak se të shqiponjës.
Në tryezat e pokerit asnjëherë s'jam afruar.
As në bankete nuk jam ftuar.
Pokeri thonë është lojë për milardier.
Për sojllinj me kollare, borsalinë dhe frak.
S'është e përshtatshme veshja ime me
fustanellë, xhubletë e tallagane gjithë shajak.
Curçilli si binjaku i grekut Odise me puron
në gojë lunate pokerin e shekullullit në Jaltë.
Pokeri i tij një lojë e përdhosur në duar të degraduara,
si diplomacia që është quajtu putana më e toksifikuara.
Loja që djalli në shtatë qiej nuk arrin ta rrëzoj.
Loja e mbetur gjithëherë nën vizione të përdhunuara.
Mbi trupa të vegjëlish gjysëm të vdekur
lojtarët hijerënd të pokerit hedhin proçesverbale
vetëm për t'i nënshtruar e dërrmuar.
Gjuhën e nderit kam mësuar që prej kohës së pellazgëve.
Me këtë gjuhë u flas juve Pokerista që s'kini lexuar
asnjë rresht dokumenti për thyerjet e Rromakëve,
për terheqjen e tyrpëshme të osmanëve
e deri tek largimi fatal i Gjermanëve.
Juve qe se njohni historinë time të përgjakur.
Unë si kali i bardhë i Gjergjit ndër shekuj
pas vetes kam tërhequr të ardhëmen e përflakur.
Lertat e fllqura të Pokerit ka hedhur dhe një marshall,
kur Stalini mustaqet e ashpëra përdridhte
ndërsa llulla e gjatë lëshonte tymin si oxhak.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem