Diku frenuar prej kujtimesh qëndroj si i mpirë.
Përulur në gjunjë trupin ndjej t' më marrë zjarr.
Ky vënd ku ne kemi mëkatuar tashmë më urren.
Shpirtin këtu kam burgos në mijëa copa të çarë.
O perëndi! kësaj udhe mbrapash s'mund ti kthehem.
Prapakthimet gjithnjë i kam mallkuar dhe urryer.
Prej një hijeje të larguar, përngjas me një të vrarë,
që tokës i zvarritet prej ngashërimesh i mbërthyer.
Ah ky qiell, që më damkos të përgjakur herezisht.
Pas një çasti mbase për toke rend do t'më përplas.
C'faj të pata moj e dashur që të desha marrëzisht?
C'magji më bëre që sot e kësaj dite të thërras.?
I përgjakur do të ulem mbi lëvozhgën e një guri.
Prej një brenga kaq tragjike tërësisht i dërrmuar.
Veç kur nata përmbi mua do të hedh vello pluhuri
Do të ngrihem i përlotur sa i gjall, aq i mbaruar.
Sonte vallë unë shpirtin tim kujt mund t'ia fal?
Pyes veten i përlotur nën tortura i ringjallur.
Përmes akujsh do të ngjitem ty një ditë veç për të kapur.
Se i vetëm poshtë në ferr do të digjem i përmallur
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem