Tani Që Pranë S'të Kam Poem by skender iljaz braka

Tani Që Pranë S'të Kam

Tani që pranë s'të kam
Ke kohë që larg ke ikur
E zemra thellë prap më ther.
Si një kamë e përgjakur, hija që le pas ka mbetur,
boshkllëkun që askush nuk mundi të ta zër.
Lëndimi më bëhet mal, e dashur.
më bëhet litar,
Murmurima në dhimbje më kthehet
Psherëtima më shnderrohet në një lutje të gjatë
dhe lutja në një rrëfim lirik,
me subjekt qënien tënde që mes qënies time,
rrjedh si një ujvarë.
Që mungesën time ndjen, i bindur jam.
Siç ndjeje dikur pas çdo ndarjeje
Se dikçka kisha për të thënë.
Tani që pranë s'të kam
E çuditshme më duket që ike,
si era zëmërake kaq papritur
Këmbëngulja, si hije panjohur tu bë natë.
Dhe nata në një dallgë të pambajtur.
Nuk di për ç'arsye të dua dhe më shumë
Ndoshta ngaqë përherë çdo gjë me ty më ngjan,
Më tërheq e më duket si dikur fëminore.
Mbase në nevojë të brendshme të ndjej edhe unë.
A prej urrejtjes që më këputet përnjëherësh
si petalja e tulipanit prej një ngrice dimërore.
Si zë i largët, gjer tek unë arrijnë të thirrurat.
"Ty të dua! " "Ty të dua përjetësisht."
Nxitoj hapat, të të prek me tinguj këngësh.
Hija ime derdhet udhës
si ujvarë e këputur dhimbjesh.

Tani Që Pranë S'të Kam
Wednesday, January 6, 2016
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success