Vallë Kush Me Flet Poem by skender iljaz braka

Vallë Kush Me Flet

Kush më flet prej andej,
ku gjithçka më duket sikur hesht.?
Tani që mbytur jam mes akujve të dimrit.
Me zemër të dridhur qëndroj e mbaj vesh,
shndërruar në një copë gur pa zë,
nëpër kryqëzime të zhumëshme rrugësh,
a në një fillikat të verbërt
që yjeve u kërkon pikat e referimit,
ndërsa kujtesa e vdekur më bredh
mes ndjesive të shpirtit.
Një hije prek me sytë e mi të mbyllur.
Një zanë të brishtë që digjet nëpër dëborë.
Mes zjarresh të tjerë më duket sikur kridhet
Dhe kërkon të më tërheq mes pyllit eshtëror.
Përse dreqin s'më ke njohur gjer më sot?
Mua që ngaherë kam dashur tu vë flatëra,
fjalëve të mia.
Gjithçka të gënjeshtërt ta vidhis,
a ta zhys thellë në tokë.
Që verbërisht kam besuar veçse tek një zë hyjnor.
Tek tingujt e zemrës që meken e dridhen nga dashuria.
Mbase asnjëherë në jetë nuk kam për ta mësuar.
Mbase vet më duhet të kuptoj se janë tinguj zemre
Ato që duan të më mbajnë përherë të zgjuar.
Vallë kush më flet prej andej ku gjithça po hesht?
Në qofsh ti e përjetshmja dhe e gjalla vërtetësi,
Si kali i bardhë i përrallës do të fluturoj.
për të ardhur gjer tek ty,
Për tu ngjitur gjer në atë lartësi.....

Vallë Kush Me Flet
Sunday, December 27, 2015
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success