skender iljaz braka

Freshman - 577 Points (15.12.1954 / Durres)

Zog I Dëborërave Të Pranverës. - Poem by skender iljaz braka

Nuk di përse i përngjave
kaq shumë këngës së erës.
Dhe emrin gdhënde mbi qëndisma
copëzash të kaltëra ajrore.
Me puthjen prej drite ethshëm më tërhoqe
gjer në zgrip të humnerës.
Më përplase mes shkëlqimit të bukuris,
Me buzët gjysmë të mbyllura më përplase,
si shpirt i ardhur befas prej largësish.
Përmes piskamaves dhe llahtarës,
shndërruar në një re të mëndafshët pluhurore.
Në një pemë thithëse të burimeve të hidhërimit
Me tharmin e zi të erës së natës më le.
Më le si një gur vetmie,
ku gjuajn rrebeshet e trishtimit.
Ti që kaq papritmas m'u ktheve
në shpirt të shpirtrave të vdekur.
Psherëtimave të skajshme e nise këngën tënde.
Të pakapshëmin fluturimin
që të zgjonte bulëzimin e vesë.
Drithërimën e dhimbshëme ngjite
përtej pyjeve të dendur.
Zog i mardhur i dëborërave të pranverës.

Topic(s) of this poem: artistic work


Comments about Zog I Dëborërave Të Pranverës. by skender iljaz braka

There is no comment submitted by members..



Read this poem in other languages

This poem has not been translated into any other language yet.

I would like to translate this poem »

word flags


Poem Submitted: Monday, December 7, 2015



[Report Error]