Paqja Fillon Tek Unë Poem by skender iljaz braka

Paqja Fillon Tek Unë

Paqja tek unë i ka rrënjët.
Në buzëqeshjen time kur ngrihem në mëngjes.
Kur njeriut i them ëmbësisht; Tungjatjeta!
Dhe diellin me shikim përgëdhel, e përshëndes.
Paqja tek unë fillon
kur përdore fëmijët i marrë për në shkollë.
Kur gjithkujt i flas me të njëjtin zë në botë.
Kur ndriçimit të dobët në ngjyrën e jargavanit.
I zgjas pa u dridhur, dorën time të ngrohtë.
Paqja vjen prej përzëmërsisë tënde bujare.
Përtej një shikimi tinzar e të dyshimtë.
Dhe tolerant kur arrin të tregohen
ndaj një administratori prepotent e të pashpirt.
Paqja fillon gjimonë nga unë
Nga ti,
Nga ne.
Gjithkush prej nesh duhet ta ketë në shpirt.
Paqja nga themelet e forta të shtëipsë tonë fillon…
Prej saj vet globi arrinë të marrë
Veçse dritë.

Paqja Fillon Tek Unë
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success