Hiena të etura për kërmë
nëpër hapsira të errëta morore duken dhe zhduken.
Tokës së vdekur i gëlojnë
si brumi më i thartë e i athët i jetës.
Hiena me fytyra të dhjamura,
të ndyra që poshtërsi dhe mashtrim gjenerojnë.
Hiena me frymëmytjen e gëlbazës së pështirë
që njerëzimi i sëmurë çliron ditëve të tendossura.
Su frikem.
Durimin e shenjtit kam për tu përballur me to.
I shoh dhe i ndjek me sytë që më vetëtijnë,
kur nëntokën e djegur nën drithërima të ashpëra
me turinjë dhe duar urithërish rrëmijnë.
Më të këqija e më të rrezikshme se këto
është lloji tjetër që korrupsionin e tyre mbron.
Përpara këmbëve më shkojnë
Hiena të babëzitura, hiena zëshurdhëta,
prej ndjenjash njerëzore krejtësisht të xhveshura.
Hiena të nxira shpellash,
kthyer në trupa të çmishëruar pa formë,
si të ringritura prej baltërash të pështira.
Një jetë tej e tej e shpërdoruar,
përkthyer në horror.
Viktima të së njëjtës këngë të vjetër
dirigjuar prej ligjit më të ndyrë korruptor.
Hiena të etura për kërmë
që asgjë nuk arrijnë të dallojnë prej verbimit,
si kryqe të përmbysuar varresh
kërkojnë udhët dhe kolonat e ferrit
Me duart e tyre tërë panik, vdekjen tjerrin.
Kaltërsinë ëngjëllore nuk mundën tia preknin
kurrën e kurrës diellit.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem