Mi thau sot thëllimi buzët e përvëluara.
Dhe duartë më dridhen lehtaz si fëmijë.
Në një cep ruge si shqarthi rri e gjuaj.
Si xixë t’i shfaqesh kësaj mbrëmjeje gri.
Në u kthefsha pa ty, turivarur si një cjap.
Mos nguro, trokit e hyr, prej gjumit zgjom.
Varur kam në mur një shpirt si pentagram.
Gjer në ag këndo, me zërin tënd mbulom.
Nëse gjum i vdekjes rëndë do më ketë zënë.
E ndrojtur mos qëndro, me litar flokësh rrihmë.
E nese duart prej të ftohtit do të më dridhen,
Ngrohmi me firomën tënde prej zjarri të përhimt.
Me lilka dashurie ti zemrën ma ngjyros.
Dhe ndizmi yjet-flakë mbi gjoksin tim të vrarë.
Larg të marrim fluturimin, si cincujt në korie.
Buzë lumit le të zgjohemi kur të bjer ag i bardh.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem