Kur Te Kendoja Serenata Poem by skender iljaz braka

Kur Te Kendoja Serenata

Kur të këndoja serenata..

Nuk di në të kujtohet ajo natë embëlake.
Kur skutave të mia ti u fshehe me magji.
Në prrushin e buzëve të tua u dogjën të imat.
Nën psherëtima të mbytura e tëra humbe ti.

C'lakmonin zemrat tona atyre ditëve të majit.
Kur si dy binjak ne ngjasonim nën qiejt mavi.
Të kishim veç e dashur ca minuta më tepër.
Ca sekonda më tepër për të shtrydhur dashuri.

Unë isha i urti ushtar, ti mbretëresha ime ishe.
Në vënde të fshehura njëri tjetrin shtrëngonim.
Më shumë sesa toka me rrënjën ishim të lidhur.
E mbi flatra ëngjëllorësh hapsirave fluturonim.

Nuk mundem ti harroj ato netë të argjënda.
Kur serenata të këndoja, ty safire të mbinin në sy.
Në ato kohëra zgjimesh botën kisha brënda.
Mes miljarda yjesh, unë ylli më i bukur isha për ty.

Tuesday, July 22, 2014
Topic(s) of this poem: love and art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success