Larte Ne Pyllnaje Poem by skender iljaz braka

Larte Ne Pyllnaje

Lart në pyllnajë

Prej flladit të pranverës dridhet lule kumbullës.
Nëpër muzg vështroj një shapkë që larg fluturon..
Mbi të thatat kreshtat kapërcen rrëpirë pas rrëpire.
Fluturimi i saj të kristaltin qiell prrushëzon.

Me nerving e gjakut tw burgosur zemra mw haron
Prej rrahjes së flatrave fryma buzëve seç më mpihet,
Ikën, ikën shapka e përhumbur mal.
E mali mbi qerpikët e mi, hesht e zw e dridhet.

Ah, ç'mu ktheve në një bujtinë të verbër hidhërimi!
Në Nimfë gjethnajash me fërgëllimën e argjëndërimeve.
Një herë të vetme s'më fole me gjestet e tua të harrimit.
Bregores së lotëve s'i mbolle kalemat e tu tw ëndërrimeve.?

Më kot unë pres të më kthehesh përsëri.
Livadhit të të shoh si anija ankoruar tutje nw liman.
Me shfryrjet e tua të kobshëme të largësisë të më vish..
Me kalërimin e marrosur të qiparisave të fshikëlluara.

Sa kohë që s'të kam pare, e s'di nwse do tw shoh njw ditw
Sa vite sytë m'i qullën k'to përfytyrime zëmërake.
O beniaminia ime e bukur, O ti urejtja ime e ëmbëlake.…

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success