Loja E Dashurise Poem by skender iljaz braka

Loja E Dashurise

Loja e dashurisë

E bukur ishte loja jonë e dashurisë.
Më e bukur se loja e fëmijëve koka-mshefta.
Cuditërisht ti dilje përherë e fituara
unë humbësi, që të ndiqja ngaherë,
asnjëherë nuk të gjeja. kudo ku fshiheshe,
kudo ku ti ngrije prita të mëshefta.
Ndodhi një ditë, përmes shiut të vjeshtës më humbe.
Erë dhe litarët e shiut i mblodha në një grusht.
I dagja retë e ngashërueshëm nisa të të qaja.
Udhë pa pa udhë ulërita me emrin tënd në buzë.
Kërkund nuk të gjeta.
Fytyrën e butë me gishtërinjë më kurrë se preka.
Dhe pse u dogja i tëri në zjarrin që ndeza.
Rëndomë unë zgjohem me shikimin nga dera.
Me mendimin se ti pas saj qëndron përgjithmonë.
Nën një pritje të akullt zemrën time mbajta hapur.
Ndjesi se kjo lojë vazhdokërka kaq gjatë sa dhe jeta
dhe përtej saj kur shpirtërat tanë të flenë në amshim.
Unë me ty unë përsëri do të nis të luaj kuka- mfshefta…..
Ah, e dashur! Ti një ëndërr më mbete në mënd përgjithmonë,
Si ledhatimi dhe puthja e parë nën një muzg të përhimtë.
Si një ëndërr transparente, shkruar mbi një copë letër,
që vet zemra ime e quajti atë të çmëndur.
Lojën tone nuk të harroj dhe përtej përjetësisë.
Nuk do ta harrojë këtë që ti vet e quajte një ëndërr.
Nuk do ta harroj… nuk.. nuk…
dhe kur të mendoj se ti po fle me po këtë lojë në zemër.

Tuesday, July 15, 2014
Topic(s) of this poem: love
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success