Më Thërrasin Shokët Poem by skender iljaz braka

Më Thërrasin Shokët

Më thërrasin shokët

E bardha dritë mbi shtrat vjen e më zbret.
Qyteti i zhurmshëm shtrojet m'i ngacmon.
Derdhur janë shokët në sheshin e madh si rremet.
Ngado, si shpërthim vullkani thirrje tyre gjëmon.
Diku, tej mbi taracat e plasaritura të pallateve
Shtratit të agonisë, vdekja si qyqe e zezë përpëlitet.
Skutash të errëta dihat e përdhëmbshë çirret.
Unë pas shokëve nxitoj të shkoj diku larg.
Atje ku buçet thirrja, e verteta.
" E duam! E duam! Si gjithë Evropa!

Monday, July 21, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success