Motra jonë…
E gjallë dhe e vdekur erdhi..
mes një lëndine bari të thellë
mbi akuj dëbore duke shkelur.
Zambak uji vuri mbi katër gota vere
dhe iku skajeve të ftohtë të ajrit
me hijen e një libri të porsa promovuar.
Heshtjes dhe një herë i buzëqeshi.
Dhe një herë përgëdheli mbrëmjen e vjeshtës,
që yjet kish ulur mbi lulet e mermerit.
Mbi katër gota kristali,
skalitur mbeti shikimin i saj i qeshur.
Përsëri na iku motra jonë e vdekur.....
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem