Nën shënjëzimet e mia të dënimit.
Ikrrusur nën shënjëzimet e mija të dënimit.
Unë shpirtin dhe një here dërgoj përtej varrit.
Shqetësuar sërish prej një mëndjeje të çartur.
Ndjej rikthimin e vuajtjeve, që dikur kam patur.
Nuk bëzaj. Si mali ndihem nën peshën e akullt.
Verbuar si astrologu, prej apokalipsit të marrë.
Mbi kokën time, yjet formojnë kurorën e plakur.
Me të vdekurat legjenda, përvëluar nëpër zjarr.
Ndër pranga i lidhur, nën lekurën time i tretur.
Ku damarët e plogështuar tmerrësisht më therin.
Mbush grushtet me flokët e mi të përthinjur.
Dhe lotit të helmuar ia thëthis gjithë vrerin.
Të erdha mes shkulmash të përgjakura sythesh.
Drejtë teje udhëtova për të qënë i përkushtuar.
Zë klithmash të nxjerr dhe ti coptoj me gishterinjë.
Mbi të krisurat dallgë të vetëdijes të gjej qetësinë.
Mbi shënjëzimet e mia të dënimit dua të ngrihem.
I ngashëryer dua të përmbys minaret, t'i thyej.
Antenat majë taracash t'i shkul, t'i coptoj.
Dekoret në sheshet e nemitura me një dorë t'i shqyej.
Udhën dua t'i hap një burri, veshur me rroben e agonisë.
Të kalojnë me radhë qytete me shikim të trishtur.
Ara të vdekura me gjithfarë shkurresh mbuluar.pis.
Një pranverë e urtë, që vjen me buzë të plasaritur.
Me dorën time dua të prek trandafilin e urrejtjes.
Që lulëzon mbi ngrehehinën time të përçudnuar.
Ku përmes një rrjete merimangash të pa çthurrura.
Përditë lind dhe vdes një kusar i vetmuar.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem