Ndarje Mes Miqesh Te Vjeter. Poem by skender iljaz braka

Ndarje Mes Miqesh Te Vjeter.

Ndarje mes miqesh te vjeter.


Vale te kaltera perendimit,
mureve te rrenuara perplasen.
Renkim i bankinave si puthje te vrara
te yjeve te detit fluturuar drejte qiellit.
Diku ne hyrje te sheshit te trageteve,
rrethuar hekurash burgu te blinduar,
nen vezhgimin e qindra syve policesh,
doganieresh dhe mashtruesish te korruptuar,
na duhet te ndahemi si miq te vjeter.
Ne degezime udhesh pa krye,
mijera kilometra mbi gjethe te thata vjeshte.
Mbi gjethe te ngrira dimerore,
si nje re grirore pluskon mendimi,
tretur mbi ujera te trazuara,
te nje deti te trazuar.
O ndarje fuqiprerese.
O ndarje lotrrjedhese,
qe veç dhimbje vershoni brenda nesh.
Ne muzg i tretem psheretimat mbytese.
Ne nje perlotje syri, qe mallin thith
si foshnja gjirin e brisht te nje nene.
Vetem krijimet tona ne nje faqe te fb
mbeten perjetesisht prane njera tjeteres
deshimtare te nje'....lule Shqiperie',
Cuditerisht te vetemet qe nuk grinden
me heshtjen e tyre.
Cuditerisht duke i thene njera tjeteres
miresisht miljona fjale dashurie.

Wednesday, June 11, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success