Në ditën e martesës...
S'kish zanë më të bukur kur dole në valle.
Pikë e lotit të ngriu mbi fustanin e bardhë.
Buzën ta përshkoi një dridhje gënjeshtare.
Nën tingujt kumbues të tretur nëpër sallë.
Si gulçim uj-kthjellët mbi gurët e lumit.
Të erdha. Ja tek jam! Dorën të ta marrë.
Bareshë sypafjetur eja të shkojm larg.
Ku ndrit mbi gjelbërimin vesa si kristal.
Si një fill i hollë pikëllimi nis e thyhet.
Mbi vahe të dritshëm të lumit gjarpëror.
S'të ikin këmbët prej rrugicës ku u rrite.
Prej brumit të ngrohë e peshtafit atëror.
Dëshirë e mbarsur me largësi të pafundëme.
Rend shtegut të papërkthyertë kreshtave kohore.
Tek do t'më zhytesh e gjitha ti mua brënda trupit.
Gjëzat e dëshirave do zbërthejm harqeve hënore.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem