Më grishte çapkënllëku yt prej vajze lozanjare.
Ndaj frymëthërrmuar ngado të ndiqja çmëndurisht.
Prej diegies përvëluar, për të patur gjithmonë pranë.
Si pupël e çngjyrosur i vërtitesha ajërit vazhdimisht.
Kështu nisi meduza ime, o tirania e vogël përvlimtare.
Një ditë viktimë i mbeta shikim tënd të heshur, djallëzor.
Si rob iu dorzova thëthitjes së syve të tu prej nazemadheje.
Sa më të bukurin tingull të quajta, midis tingujve qiellor.
Në lirishtën e qetë ku veç hëna na vështronte.
Të dy fillikat, si ëngjëj të pashkës së trandafiltë.
Përmes lutjesh të pëjetëshme të burimeve ujore.
Nën një zjarr ngrice, ne shkrinim e tresnim dashurit.
Ndodhi që mes flokëve të lëshuar krahve përmarrishëm.
Gjer tek gjinjët e ndulkët unë të humbisja i përhumbur.
Veç nesh në lirishtë s’kish gjë tjetër atij çasti të magjishëm.
Dhe kërcëllimës së lehtë të degëve gjethe shkundur.
Në mënyrën tënde të fshehtë e të parrokëshme.
Kur fytyrat në një të vetëme treteshin më thëthisje.
Ne ndiheshim të etur e grishur prej të njëjtës dashuri.
Gjersa nata gjithçka tonën shndërronte në tmerrisje.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem