Nga Libri Qyteti Im - Ah Ti Uri Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Ah Ti Uri

Ah, ti Uri!

Nën psherëtima të mbytura, të pazëshme ngrin.
Dhe në gur shkëmbor më kthehet, i hidhëshmi lot.
Me një zog pa flatra ngjaj, me shpresën time miturake
që këta akujt dimëror s' mundem t'i thyej, ti çaj dot.

Me ankth e nën rënkime të mekura pres pranverën.
Përmbi hapat e mia të ngurtësuara të buzëqesh.
Mes dhimbjesh, në çdo kohë ta vras skëterrën.
I pangrohur në çati një ditë të vetme të mos mbes,

Ah, ti Uri! Ti ndjenjë e ethëshme, e papërmbajtur.
E burgosura e përthinjur mes lotëve e përflakur.
Mes hekurave të tu të akullt, shoh çdo ditë robërimin.
Dhe ndje ulërimën e një ujku mbi dëborën e përgjakur.

Ti je dora që zgjatet përtej errësirës.
Mpirja e dhëmbëve je mbi venat e rraskapitjes.
Je ulërima në heshtje e mëkatit dhe mëshirës.
E pandjeshmja puthje e vdekjes dhe përpëlitjes.

Ah ti Uri! Ëngjëlli i vdekjes me krahë të coptuar.
Prej teje në heshtje i zvarritem oqeaneve të zinj.
Mbi gjakun tim dhe ujërat e kripura të shuaj etjen,
Siç shuhet guri gërqeror nën përvëlim.

Nën thatësira mjegullnajash kam për të mbijetuar.
Asnjëherë pa harruar së paku emrin tim, Njeri.
Se veç me frymën e tij në jetë jam dashuruar.
Dhe vdekjen prej një përbetimi e pres me qetësi.

Ah ti Uri. Ti zot i paemërtuar që shpirtërat ke tharë.

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success