Nga Libri Qyteti Im - Asgjë Nuk Do Të Humbas Prej Syve Të Tu Poem by skender iljaz braka

Nga Libri Qyteti Im - Asgjë Nuk Do Të Humbas Prej Syve Të Tu

I thinjuri plak e i hequri gjer në eshtra,
si të tokës tënde të ngrën e grryer prej stuhish.
Sytë e tu, përtej kohërave shikimin përcillnin.
dhe etja për liri, prej buzëve të thara të pikon
si rrëshira e qelibartë e trungut të pishës së zezë.

Prej zjarrit përcëllues, lindi fjala jote e urtë.
Lindi mushti i ardhur i mendimi tënd të ndritshëm,
që ti gjer tek unë i dërgove përmes klithmës së lirisë.

Si një tufë karafilësh të kuq letrash të çmueshme,
Më solle me to dhe një kupë me vesë prej Dardanisë.
Vitet e mohuara më solle si dëshmi që kohërat moderrne
qëllimshëm me dheun tënd të djegur
Mbështjell e kishin me harresën e mjegullës së rrufjanëve.

Plak i urt.
Zëri yt më sjell aromën ledhatuese të manushaqes.
Mjaltin e e gështenjës së butë të livadheve.
Dhimbjen që me timen takohet si trupëzat qiellore.

Ti shkoje permes vrundujve të fuqishme të erërave të 81-shit,
që me tërbim udhëve të Prishtinës shkundënin baltën e ngjeshur,
reckurinat e grisura,
rreckurinat e pisura të përbindëshit.

Ti ishe mes britmave të fuqishme të dallandysheve të tua,
që fluturimin kishin marrë të vetëdijshme për çlirim
Atëherë fjala jote mbi zemrat e tyre binte
si copëzat e perlave mëngjesore.

Urrejtja që portat e njerëzve të munduar thyen,
përmes ëndërrash të squllura të shpërtheu.
Dhe zëri yt kumboi mureve të heshtura të qytetërimeve,
për mizorit e pashëmblullta shnëdrruarr në acide bazike.

Gjithçka jotja e dashur kthyer ish në shkreti djerrinash.
Në gjëmbaç të tharë e trungje të djegura bashtinash.
Me ty gjer në kështjellën e Burbonëve erdhi drithi i bukës së bardhë.
Për të parën herë ajo njohu legjendën e Mujit dhe lotin e Ajkunës

Pas teje erdhi atje kripa,
zjarri i oxhakut, drita dhe vetëtima.
Erdhën me ty muzat dhe mushti i ardhur i fshikëllimës.

Atyre ditëve në dritaren e zemrës tënde hyri flladi
i ngrohtë i erërave të reja që tokës tënde do të frynin.
Hyri zjarri përvëlues i Trepçes dhe flakërima e lumit të Ibrit.

Dikush do të dëshironte të harroheshe plak i urtë.
Dikush do të dëshironte parakohe
të varroseshe mes trandafilat e tu.
Po kush mund ta lëkundëte lisin që në acare dimërore
prej rrufesh s'u dogj e gjunjësh kurrë s'u rrëzu?

E si mundet të humbas fara e përzgjedhur e drithërave,
që harlisen lartësive në tokën që kurban u bëhet perëndive?
Si mundet të humbas prej syve të tu makabra e varreve masive.?
Si mundet të humbas syrit tënd miti i pavdekshëm i Adem Jasharit.?
Ti me syrin e djegur në mendimet e Miteve të zhveshura,
eshtrat e të parëve prej thellësive të ftohta të varrit.i ngrite

Vargmaleve të ashpër ku ti u ngjite
Ne do të shkojm së bashku duke kënduar
'Hymnin Kombëtar' me zërin tonë të djegur prej gjëmimeve.
Do të shkojmë atje ku përherë do të çelin zymbylat e lëndinave

Thursday, June 26, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success