Përditë Me Veten Grindem... Poem by skender iljaz braka

Përditë Me Veten Grindem...

Përditë me veten grindem...

Përditë e përditë me veten grindem.
Torturohem prej këtij dreq vargu, që s'më bindet.
Lidhur si cima të çelikta anijesh më ngjan.
Që si baticat e detit lëshohet e tërhiqet.

Përditë e përditë fjalët më ngatërrohen.
Më vijnë si shkëmbenjtë të thikëta, të ashpëra.
Letrat zë e gris, me vargjet rrebelohem.
Mbi qepalla më rëndojnë netëve të gjata.

Buron e më rrjedh vargu me kolorit autokton.
Sintezë që rrjedh e derdhet brënda mikrobotëve.
Më i rënd më bëhet e shpirtin më sundon.
Kur më shtyp me britmën dhe këngën e rapsodëve.

Përditë e përditë më kthehet fjala në një gur.
Më çon tek bujku në arë e në thellësi minierash.
Përgjumjen më shkund e më thotë: bëhu burr!
Se veç burri di të dashuroj e të mbjell farën e jetës.

Më lodh ky djall vargu, më lodh e më cfilit.

Friday, October 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success