Përpara Syve Të Dantes… Poem by skender iljaz braka

Përpara Syve Të Dantes…

Në takimin e parë me Danten,
lëkurën time të zvetnuar prej trupit xhvesha
dhe e hodha përdhe
mbi një grumbull gjethesh të mykura.
Syri s'ma kish njohur kurrë pendimin.
C'vlerë do të kishte ti dëgoja
pëshpërima e fundit natës,
kur ende nuk dija nëse zoti do më shpallte
të pavdekshëm apo jo.
Vdekja përgjumur u ul përpara këmbëve të mia,
si një kone e përgëdhelur, e zbutur.
Nuk ma thoshte dot mirseardhjen.
Përpara syve të Dantes unë falenderoja:
gjarpërin e syve dhe një tufë shkrimesh,
që kam lënë për të mos u harruar.

Thursday, July 17, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success