Përsëri të thërras.......
Tej skajeve tëerrësirës, nën yjet e përgjumur.
Të zhytur në përhumbjen e një muzgu ku më le.
Aty kam mbetur nën ngjyrimet e një pyllitë trëmbur.
Si një kështjellë e vjetër, rrënuar tërësisht përdhe.
Mes fanitjes së papritur të një kujtimi në ikje.
Të hollët gishtërinjë përmesflokëve të lagur.
Ende t'i ndjej si në të paharrueshmenditë pritjeje.
Kur të tërin më pështolle trupit tënd të zhveshur.
Ngurtësuar si pikëza e shiut,përtej lartësive.
I qëndroj portretit tënd në një kornizë të thyer.
Në varrezë puthjesh m'u ktheve për buzët e kafshuara.
Në një tingull të thekshëm, shpirtit tim të grryer.
Nuk di përse të dua me çmëndurin djaloshare.
Ndaj shpesh të thërras me zërin e ëndërrimit.
Ti me heshtje më përgjigjesh prej një tjetër bote
Duke më zhytur thellë labirintheve të zhgënjimit.
Përsëri të thërras...
Përsëri....
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem