Më mungon ti...
Shikimi yt, tingujt e buzeqeshjes,
ngrohtësia jote më mungojnë.
Vetëm kujtimi i asaj dashurie më ka mbetur.
Cdo qelizë timen si ndryshku hekurin duke brejtur.
Tani larg më je...
Por jo prej mendimeve të mia.
Unë sytë mbërthyer mbaj tek asgjëja.
Si për të thënë se më e bukura ëndërr
paska qënë për mua dashuria.
Rrotull një zemre të bërë copë,
më i pamatshmi perimetër.
Sa minuta, orë, ditë, ti larg je prej meje?
C'të afron dhe ç'të largon nuk e di.
Padukshëm, si baticat dhe zbaticat
tërhiqemi e shtyhemi.
Hon i pakpërcyeshëm na u kthye kjo largësi.
Gjysma jote brënda mbeje të ka mbetur.
Gjysma ime, si proteinë,
plazmës së gjakut tënd e tretur.
Përse kaq larg e dashur.
Kësaj bote ç'dreqin kemi për ti ndar?
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem