Përse Më Fshihesh..? Poem by skender iljaz braka

Përse Më Fshihesh..?

Unë të gjej kur dua të të gjej,
ndërsa ti më fshihesh
dhe kur pranë më ke.
Mbase të jam thinjur...
Mbase të jam plakur...
Po ç'dreqin të kam bërë,
që më shkon si hije?
Kaq shpejt pse më ngatërron
me një gjeth, parakohe flakur...?
Por prap unë s'të mërzitem.
Përdhëmbshëm s'të qortoj.
Veç rrallë ma ço një fjalë,
qoftë dhe një shikim.
Që s'linda çupkë e bukur,
e s'dita të bëj ledhka,
s'është mëkati im...
Unë të gjej, kur dua të të gjej.
Ti pse më fshihesh
si gjarpëri nën shkëmbenj?

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success