Tashmë që asgjë s'më ka mbetur për të festuar.
Formën e shpresës në tënden fytyrë ravijëzoj
Dhe vdekjen në një hendek kall me këto duar.
Tek shoh të pamundurat
të struken skutave të ërrëta.
ngrihet
Hendeku dhe krahët shpërngulur nëpër të ftohtë
Kërkoj ta kthej në një gur monumental.
Në gjunjë të përulem Evropë.
Idhëtar i përpjekjeve të tua titanike.
Aty ku thithë mushtin e përgjakur të sakrifikimit.
Ngritur mbi paqen e brishtë Për paqen e dëshiruar të njerëzimit mendoj,
për një shoqëri të përsosur,
ku para së gjithash e mbi të gjitha krimi të mos egzistoj.
të mos egzistoj shtypja persekutimi, korrupsioni.
Oh sa e kam dashur qe popujt prej memorjes
ta zhdukin epilepsinë e kohës
dhe një tjetër kohe ti besojnë…
të reapektoj mutacionet e rregullta
ti shjkeputemi njehere e mire kësaj errësireje të plotë
te mos ketë ndasira ne tonën Evropë
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem