Rrënimi Vjen Prej Etjes Për Pushtet Poem by skender iljaz braka

Rrënimi Vjen Prej Etjes Për Pushtet

Mu kujtua vajza që vinte mbasditeve në bibliotekë.
Unë qëndroj në tavolinën e fundit nga krahu i dritares.
Ditët e mia të trishtuara përtypja në heshtje.
Jashtë, era gjethe të rëna shtynte rrëzë trotuareve.
Mendimet më shkonin në qytetin e saj të lindjes
ndërsa bëja sikur lexoja Lermontovin në origjinal.
Në vend të farave të lulediellit, përtypja mendimet.
Të ngatërruara më dyndeshin si retë mbi shpat mal.
Mbrëm në televizor pash Helenën e Trojës.
Në kujtesë doja ta alkimoja urrejtjen e saj për Menelaun.
dhe gjykimin e palëkundur për vetërrënimin e qytetit.
Bukuria, thosha me vete, nuk është e përjetshëme.
As perandoritë më të fuqishme të përjetshëme s’janë.
Qytetet dhe njerëzit lëvizin si ujërat e nëndheshme.
Mbetet vetëm shikimi im mbi atë vajzë bjonde,
që fosilet e lashtësisë prekte atje në tavolinën e parë.
Atë të shkuar prej kujtimeve doja ta shprangosja.
Por vajza me një gaz të çuditshëm në shpirt më thërret.
Të lidhur me të më mban i verdhi flok I gjatë
dhe imazhi i shkërrmoqur i të gjithë perandorëve,
që rrënimim mbollën prej etjes për pushtet.

Thursday, May 29, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success