Rrëpirave të thepisura të hënës
rrëshqet mendueshëm hija ime.
Në varrin tim të ftohtë, flokët që më rriten,
sytë m'i mbrojnë prej gjarpërit çukitës
dhe vetëm një xixëllonjë i bënë dritë
emrit tim, që si një shelg vajtues,
kalimtarët e përzishëm pret e përcjell,
me ca vargje të shkëputura prej poezisë së ditës.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem