Sa pak i paskam dhënë kësaj jete.
Kam shkruar poezi që pak kush m'i ka lexuar...
Për rininë, deri vonë, një dashurie Platonike i kam kënduar.
Gjithçka kam mundur të ndaj me të varfërit, me të munduarit.
Cdo natë kam hedhur fragmente dhe copëza nga e përditshmja,
si çasteve kur i jam ngjitur një tëpërpjete,
ashtu edhe kur jam rrëzuar.
Kam qarë dhe kam qeshur me lotin e një fëmije të padjallëzuar.
Me durimin e shenjtit, kam përtypur të panumërta përçmime.
Prej njërës dorë jam goditur, nga tjetra, përgëdhelur i dërrmuar.
Nën breshëri të poshtërimeve drejtë së vërtetave kam ecur.
Por në një domethënie të vetme vendimtare kam ngecur.
Në të llahtarshmen skenë të kohës
kam luajtur edhe unë pjesën e dramës sime të papërsëritshme.
Njollat e lotëve kam pastruar në hirin e ngrohtë të shpirtërave.
Me urtësinë e Solomonit u jam shmangur mësymjes së tigrave.
Më jan shfaqur shpesh ca kostume modern përbrënda të arnuar.
Nuk kam dashur kurrë që mbi to të njollos sytë e mi të paverbuar.
Në thatësirën paralizuese të jetës, të vazhdueshmen etje kam shuar.
Ditëve të akullta nën damkosjen e mendimeve,
portat e vetdënimit kam shqelmuar.
Ngaherë pamje nga më mjeranet më kanë bërë të flas me vete.
Tash e ca kohë them në heshtje,
sa pak i paskam marrë e i paskam dhënë kësaj jete...
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem