Shekuj U Dogjem Neper Zjarret E Lufterave Poem by skender iljaz braka

Shekuj U Dogjem Neper Zjarret E Lufterave

Shekuj u dogjëm nëpër zjarret e luftërave.

Shekuj u dogjën nëpër zjarret e luftërave
Të ardhmen mes suferinash pagëzuam me gjak.
Hirit të tyre, me forcën e shpirtit i mbijetuam.
Përmes varreve të etërve gjithkund të riahpura,
gjer këtu kemi mbrritur krenar e kryelartë.

Por nga liria të pashpresë papritmas u rrëzuam.
Nën terror duke rënë të prangosur, dëshpëruar.
Të rëndën kohë të lirive të kufizuara përjetuam.
Për së gjalli të varrosur, si qënie e përçëmuar.

Por më e rënd ish brejtja, ndrydhja, izolimi.
Me pak bukë nën sqetull, si eremit shtrënguam.
Si robërit pas lufte, në rresht shkonim drejt
frontit të ekzekutimit.
Dekadat njëra pas tjetrës para sysh na rrokulliseshin,
nën mizorinë autoritare të keqdrejtimit.

Në emër të diktaturës së proletariatit.
Për shënjtërimin e kauzës së sovranit.
Si metastraza të pashërueshme, gjer në
qelizat embrionale të kombit na i shtrinë,
të egrën, diskreminuesen, luftë të klasave.

Përpëlitur nën ngashërimet e shpirtit të gjakosur.
Nën klithmat drithëruese të lutjeve të pafundëme.
Kthyer në ca krijesa të pavullnetshme, vet trullosur.
Vetveten kafshonin në mënyrën më të etëshme.
Kufomat e përgjakura për kurban që nuk mjaftonin.
Kurbanatka nën tërbimin demonial kish ngurosur.

Nën pritshmërin e pashëmbull e me durimin e shenjtit,
Gjakftohtë e verbërisht me grushtin lart betoheshim.
Kur ëndërr na dukej dera e përflakur e perëndimit.
Kur ndaj çdo lirie themelore të përjashtuar ndiheshim.
E lirtitë na përgjakeshin nën shënjëzimet e diskriminimit.

Gjurmë gjaku pikonin koridoret e qelbura të ministrive.
Aty ku vet tharmi i doktrinës komuniste ish thartuar.
Jeta e një kombit të përndjekur pa frymëmarrje kish mbetur.
Tiranët në këmbë mbaheshin ngaherë të pa ndëshkuar.

Erdh koha kur në paqyrën e madhe të kohës komunizmi.
Shpërfytyrimin e fytyrës së tij të poshtëruar vështronte.
Kur Gorbi nga maja e perandorisë së shëmbur të Kremlinit.
Fundin e "Luftes së Ftohtë" nënshkruante do të nënshkruante.
Barrierat e pakapërcyeshme, guximshëm do të shkallmonte.

Te eturit sytë tanë për dritshmërinë e yjeve.
Horizontesh të reja piketuam ngjitjet e mundimshme.
Larg çdo brutaliteti kërcënues, larg çdo përdhosjeje.

Sunday, July 6, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success