Shi I Ndotur Bie Mbi Qytet Poem by skender iljaz braka

Shi I Ndotur Bie Mbi Qytet

Prej shiut të ndotur që bie mbi qytet.
Çuditërisht pulëbardhat gjithandej janë zhdukur.
Të rinjtë, përhumbshëm me ofshamë dëshpërimi,
me buzëqeshje të ndrydhur nëpër buzë
shtyhen ngadalë, andej nga ku prehen magjitë,
nga ku ëndërrat si bisqe pa klorofil janë këputur.

Si copëza valësh të shkëputura ngjajnë.
Ngjajnë me gurët e rrënuar prej stuhish,
që maleve u shkëputen prej gjirit të tharë.
Ngjajnë me shikimin e hënës së lodhur
dhe bredhave të xhveshur, shkrehur fuqish.

Shi i ndotur bie mbi qytet
Rrëzuar përdhe një gjysmë trup
dhe unë si të tjerë i ruhem lagështisë.
Nën përpjekje të dëshpëruara rrekem të ngrihem
përmes syrit të hapur të natës,
të fle i qetë në shtratin e ftohtë të përjetësis.

Të gjitha dhimbjet nën buzë më janë ngurosur.
dhe sytë mbushur i kam me ekspozion.
I mbytur gulçimash dritherohem
nën këtë shi të ndotur që më njom.
me shpresën që zvarritet pas kujes time të përdhosur.

Vetvetes dhe një herë kërkoj ti riktehem
me dëshirën për të shprehur të pashprehurën.
Vazhdon të bjer shi i ndotur mbi qytet.
Ndërsa koha nën ethet e pritshmërisë humbet
Humbet, humbet përpara syve të mi.
E shoh, dhe ndërsa shpirti thell më ther
veten më shumë e ndjej si qytetar të gjithë botës
që s'mund të qëndroj nën gjithë këtë rrëmet.

Shi I Ndotur Bie Mbi Qytet
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success