Shpesh Në Ëndërr Më Shfaqen Katër Varre…. Poem by skender iljaz braka

Shpesh Në Ëndërr Më Shfaqen Katër Varre….

Shpesh në ëndërr më shfaqen katër varre….

Shpesh në ëndërr më shfaqen katër varre.
Më ngjasojnë me katër meteor
që digjen e kurrë nuk do të treten.
Mbi një kodrinë të jeshiltë rrethuar
prej lulesh dhe egjërash,
që mermerit të kuq s'ua ktheni kokën dot.

- Këta që shtrirë janë këtu, - më tha dikush,
s'demonstruan për të pushtuar institucione.
Instikucionet shteti yn i ka të kalbëzuera, të degraduara.
Më parë se të binin këtu, i kish njohur pak kush.
Ata në protestë u ngritën për drejtësi,
hajdutërisë dhe një bande njerëzish të korruptuar.
Prej të njëjtit shkak i vranë dhe i akuzuan.

Të fundit fjalë të tyre ishin si një murmurimë,
që dilte prej grykësh të jo forte mirë të ushqyera.
Të acartat erëra të janarit me vete i muarën.
I shnëdrruan në murana të përjetësuara
Shpesh në ëndërr më shfaqen katër varre….

Thursday, July 3, 2014
Topic(s) of this poem: art
COMMENTS OF THE POEM
READ THIS POEM IN OTHER LANGUAGES
Close
Error Success