skender iljaz braka

Freshman - 577 Points (15.12.1954 / Durres)

Shpirt Gruaje - Poem by skender iljaz braka

Shpirt Gruaje. Livadh i pafund, mbjell me dashuri.
Kështjellë vuajtjesh e rrethuar plisash të zinj.
I qelqëti zëri yt, mbush hapsirat e kthjellta.
E gatshme për të notuar mbi pirgje kalbëzimesh.
Përmbytje kënetash, dhe intigash thurrur kuvlive të errëta.
Shpirt gruaje.ti je gjëmim dhe varr pabesish.
Pabesia ime, në qiell të plumbtë tu shndërrua.
Por ti me shpirtin vajtonjës të natës bëre paqe.
U ngrite mbi ngashërimet e tua të thella, të gjata.
Viktimë nuk re e ditës së zeza, të trish si nata.
Si toka e zbrujtur shirash,
trupit, sythet e dimrit ndjeve të të çelnin.
Me ofshamë dhimbjesh tej e tej mbushur vrapove,
duke gëlltitur copëzat e bukës së hidhur,
rrugëvë të pashtruara, kaldrëmeve të përbaltura.
Krahtë e ndrojtur ia ndere vegimit të një porte
Pa iu shmangur cakut të një rrugëtimi të vështirë,
duke përshkuar pafundësi të thella haresh të trishta.
Kokën se ktheve kurrë prapa.
Sikur doje të harroje emrin tim të njelmët,
emrin tim të ndyrë.
O Shpirt, i vërtetë gruaje, me mbretëri magjepsëse.
Si kamë më ngule gjoksit vajin e thekshëm të Ajkunës.
Mbërthyer mes hekura të ndryshkur kangjellash.
Isha unë që doja të rrëzoja, prej poltronit të princeshës.
Madhështia jote m'u bë freri i egos, kapriçios dhe dhunës.
Tani shkatërruar prej pabesisë së paskrupullt zvarritem.
Ndaj largoma shkëlqimin e vdekjes së dëshpëruar!
Ngritur mbi pabesinë time të marrë,
vërtitëma brishtësinë tënde me valëzime të kaltëra.
Shpirt i papërkulur gruaje.
Jepëm një grusht shërim, të lutem!

Topic(s) of this poem: love and art


Comments about Shpirt Gruaje by skender iljaz braka

There is no comment submitted by members..



Read this poem in other languages

This poem has not been translated into any other language yet.

I would like to translate this poem »

word flags


Poem Submitted: Wednesday, January 13, 2016



[Report Error]