Sot ndjesë ju kërkoj…….
Sot ndjesë u kërkoj për të pakëtat fjalë.
Për sytë që më marrin ngjyrimin e perëndimit.
Për vrazhdesinë e ballit tim të rrudhosur,
rrahur prej erërave të forta të poshtërimit.
Sot ndjesë ju kërkoj për ikjen e rrënuar.
Braktisjen e shpirtit që e shpërndava në eter.
Për këngët e përhapura hapsirave të vetmisë
dhe zvarritjen e tendosur rënë nëpër humnerë.
Sot ndjes ju kerkoj për fuqinë e përplasjes.
Për zërin që më nguroset buzëve të thara.
Për ujin e paster që mundimshëm ia mora lumit,
për të shkripëzuar të vjetërat toka të mia, të çara.
Sot ndjesë u kërkojë dhe për valët e detit.
Për klithmat që rërës më mbetën porsi duna..
Për vdekjen ëndërruar duarve të ashpëra të jetës
dhe për diegien e vet hirit, qe këmbëve m'u shkrumbua.
This poem has not been translated into any other language yet.
I would like to translate this poem